Malat Magnezi

1.5 gr
përmbajnë 230 mg Magnez elementar

1-2 doza
nga 1.5 gram në ditë

2500 lekë
për paketim 100 gr
Integrator ushqimor i pastër pa shtesa & konservantë

Është një nga format e magnezit më mirë te absorbuara nga trupi. Marrja e sasive të mjaftueshme të malatit të magnezit ka një ndikim pozitiv në proceset e prodhimit të energjisë qelizore (ATP).
Malati i magnezit rekomandohet për të mbështetur performancën fizike të atletëve, veçanërisht në rastet e mungesës së oksigjenit (hipoksi qelizore). Malati, ose forma jonike e acidit malik që përmbahet në malatin e magnezit, është një komponent i rëndësishëm i ciklit të Krebsit. Ky i fundit lejon shndërrimin e lëndëve ushqyese në energji brenda mitokondrive, organe të vogla të pranishme në qeliza.
Malati i magnezit është treguar se mbështet eliminimin e aluminit nga trupi dhe truri. Acidi malik që përmban është në gjendje të kelojë aluminin dhe ta eliminojë atë përmes urinës. Ajo që ndodh është një lloj shkëmbimi molekular, ku magnezi lirohet dhe zëvendësohet me alumin. Në këtë mënyrë magnezi kryen veprimet e tij biologjike dhe në të njëjtën kohë mundëson detoksifikimin nga metali i rëndë.
Ka pasur disa studime që sugjerojnë se malati i magnezit mund të ndihmojë në luftimin e simptomave të shkaktuara nga fibromialgjia.
Përmbajtja: Malat magnezi: Dozimi ditor 3 gram(2×1.5) Nga të cilat magnez elementar: 460 mg Nevoja minimale ditore për gratë 360 mg magnez elementar, ndërsa për burrat 420 mg.
Përdorimi: 1 ose 2 lugë mase ne dite rrafsh. Ose tretet ne ½ gote me ujë ose vendoset në gjuhë dhe pastaj merret uji.