- 25/04/2026
- 1:19 pm
Magnezi, Inflamacioni dhe Sheqeri në Gjak: Lidhja që Duhet të Dini
Inflamacioni, magnezi dhe rezistenca ndaj insulinës
Inflamacioni kronik prish sinjalizimin e insulinës (si reagojnë qelizat ndaj insulinës).
Magnezi mbështet:
- Aktivitetin e GLUT4 (lëviz glukozën brenda qelizave)
- Ndjeshmërinë e receptorëve të insulinës
- Uljen e citokinave inflamatore (si IL-6, TNF-α) që bllokojnë metabolizmin e glukozës
Niveli i ulët i magnezit = rritje e CRP-së, IL-6 dhe HOMA-IR.
Çfarë duhet të dini mbi këto terma
- CRP (Proteina C-Reaktive): tregues i inflamacionit në analizat e gjakut
- IL-6: proteinë që nxit inflamacionin
- HOMA-IR: tregon sa mirë punon insulina
- “Dy anë të së njëjtës monedhë”: sheqeri i lartë dhe inflamacioni ushqejnë njëri-tjetrin
Rikthimi i magnezit përmirëson inflamacionin dhe rregullimin e sheqerit në gjak.
Lexo edhe: Për sa kohë duhet të marrë magnez?
Gjendjet inflamatore me mungesë të dokumentuar të magnezit
- Sëmundjet kardiovaskulare
- Diabeti i tipit 2
- Depresioni
- Osteoartriti
- Obeziteti
- IBD (Crohn, koliti)
- Autoimuniteti (artriti reumatoid, lupusi, Hashimoto)
Magnezi është një kofaktor kritik në proceset e shërimit të trupit.
Format e magnezit me potencial kundër inflamacionit
Magnezi Malat
Energji + kundër inflamacionit (sidomos për fibromialginë)
Magnezi Glicinat
Efekt qetësues dhe i butë me stomakun
Magnezi Threonate
Kalon barrierën gjak-tru për inflamacionin neurologjik
Magnezi Klorur
Përthithje e lartë dhe përdorim i gjithanshëm
Mendime përfundimtare
Inflamacioni nuk zgjidhet vetëm me shafran indie (turmeric). Ai kërkon kapacitet qelizor, dhe magnezi është themelor për këtë.
Nëse jeni duke punuar me:
- Autoimunitetin
- Dhimbjen
- Riparimin e zorrëve
- Balancimin e sheqerit në gjak
- Detoksin hormonal
…mos e anashkaloni magnezin.
Magnezi nuk e bllokon thjesht inflamacionin. Ai rikthen “inteligjencën” e sistemit imunitar.
Shënim: Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj përpara se të filloni suplemente të reja.