VITAMINA D NGADALëSON PLAKJEN QELIZORE

Pse vitamina D ngadëlson plakjen qelizore?

Një studim i ri i bazuar si pjesë e një studimi të madh klinik të quajtur VITAL, përfshinte gati 26,000 të rritur në Shtetet e Bashkuara. Në mënyrë specifike, studiuesit analizuan të dhënat nga 1,054 pjesëmarrës që morën ose 2,000 njësi (IU) vitaminë D3 ose një placebo-që ishte një substancë artificiale- çdo ditë për katër vjet. 

Lexo edhe: Përfitimet e glicinatit të magnezit

Rezultatet ishin të qarta: ata që morën vitaminë D përjetuan shkurtim dukshëm më të ngadaltë të telomereve sesa ata që morën placebo. Ky ngadalësim është ekuivalent me rreth tre vjet plakje qelizore. Marrja ditore e vitaminës D3 mund të ndihmojë qelizat e trupit të qëndrojnë të reja më gjatë. Kjo sepse mbron telomeret, “kapsulat” që mbrojnë ADN-në tonë. Për këtë arsye, gjatësia e telomereve përdoret nga shkencëtarët si një tregues se sa “të vjetra” janë qelizat tona.

🤞 Mos humb asnjë postim!

Ne nuk dërgojmë spam!