Rreth nesh

Rreth nesh

Prodhuesit e parë dhe të vetëm të magnezit në Shqipëri

PoliMag është një biznes i vogël familjar tradicional, që prodhon në mënyre artizanale integratorë (plotësues) me bazë magnezi në formë pluhuri (jo tableta) nisur nga përbërës bazë cilësorë dhe të certifikuar sipas standardeve më të larta ushqimore.

Këto produkte janë krejtësisht të pastra dhe nuk përmbajnë shtesa, konservantë, OMGJ, gluten etj. Produktet tona nuk qëndrojnë më shumë se 1 muaj në magazinë nga data e prodhimit, dhe cikli ynë i prodhimit, si biznes artizanal, bazohet pikërisht në ciklin shumë të shkurtër kohor, nga koha e prodhimit, në atë të tregtimit të produktit.

Magnezi është një mikronutrient thelbësor për trupin tonë, që do të thotë se duhet të futet nëpërmjet dietës ushqimore ose me suplemente pasi trupi ynë nuk është në gjendje ta vetësintetizojë atë, prandaj mund të kuptohet rëndësia e madhe në marrjen e tij.

Përbërës të pastër dhe natyralë

Ne përdorim vetëm përbërës të sigurt dhe natyralë në suplimentet tona.

Çmime konkuruese

Ofrojmë çmime shumë konkurruese krahasuar me markat e tjera.

Shërbim klienti i shkëlqyer

Ekipi ynë është gjithmonë në dispozicion për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve.

Rëndësia e magnezit

 

Magnezi vepron në nivele të ndryshme metabolike në formën e joneve dhe lidhet me molekulat qelizore ATP duke përmirësuar biodisponueshmërinë e tyre metabolike në mënyrë të tillë që t’i sigurojë trupit sasi të mjaftueshme të energjisë së gatshme për përdorim.

  • Ka më shumë se 325 enzima në trupin tonë që kërkojnë ndërhyrjen e joneve të magnezit për të kryer mirë punën e tyre, duke përfshirë ato të përfshira në sintezën e ADN-së dhe ARN-së

  • Mbi 50% e popullsisë në vendet perëndimore, nuk arrin të marrë bashkë me ushqimin ditor edhe dozën minimale ditore të rekomanduar të magnezit RDA

  • Magnezi kontribuon në reduktimin e rraskapitjes dhe të lodhjes fizike

  • Magnezi kontribuon në normalizimin e funksioneve muskulore, në mirëmbajtjen e sistemit nervor dhe në përgjithësi në funksionet fiziologjike jetësore

  • Magnezi favorizon një metabolizëm normal energjetik.

  • Magnezi lejon funksionimin e duhur të receptorëve GABA në tru në mënyrë të tillë që të shkaktojë një gjendje më të mirë relaksimi e cila është e nevojshme për çlodhjen tonë.

  • Magnezi ka një rol parësor në sintezën natyrale të disa hormoneve të cilat janë themelore për funksionimin korrekt të organizmit.

Poli Mag - Magnez pluhur - 100% i pastër
Poli Mag - Magnez pluhur - 100% i pastër
Magnez pluhur - 100% i pastër

Çfarë ofrojmë?

Produktet PoliMag përfshijnë: citrat magnezi, tremagnez-dycitrat, malat magnezi, glicinat magnezi, taurat magnezi, vaj magnezi te thjeshte dhe vaj magnezi me Vitamine B6 ose Vitamine Bkompleks (B1,B3, dhe B6)

  • Sigurojnë biodisponibilitet te lartë . Shtatë produkte me formulim inovativ.

  • Me parametra të lartë bioktive. Përbëresit qoftë aminoacide ose kripëra janë të certifikuar sipas gjithë protokolleve të sigurisë ushqimore evropiane.

  • Nuk përmbajnë asnjë përbërës, mbushës ose shtesë te padëshirueshme ose jo natyrore.

  • Raport i shkëlqyer cilësi-çmim.

  • Produkt i pastër dhe natyral, me cilësi të shkëlqyer, pa gluten, laktozë dhe pa inxhinieri gjenetike

Dobitë e magnezit

Na kontaktoni

Na kontakto
Emri
Emri
Emri
Mbiemri
Magnesium.al

Adresa

Rruga Petroni

Orari

Hëna - Premte: 9 AM - 11 PM dhe Shtunë - Dielë: 9 AM 5 AM

Magnesium.al

Email

kontakt@magnesium.al

Telefon

+355 69 209 9348