Vaj Magnezi

1 ml
përmbajnë 300 mg Magnez elementar

1-3 doza
në ditë në njëjtën zonë të trupit me inflamacion

1800 lekë
për 100 ml
Integrator biologjik pa shtesa & konservantë.

Përdoret per terapinë transdermike.Në këtë formë absorbohet 100% nëpërmjet lëkurës. Nevojitet deri në një vit përdorim i rregullt i suplementeve oral për të rikthyer në normalitet nivelet ndërqelizore të magnezit. Në katër javë, përdorimi i vajit të magnezit mund të arrijë aq sa marrja e dhjetë dozave në mënyrë intravenoze, sipas dr Norman Shealy, i cili thotë: “Është shumë më e thjeshtë dhe më e lehtë dhe ju mund ta bëni vetë nuk ka rreziqe të njohura në përdorimin e magnezit,përveç nëse nuk keni dështim të veshkave. ”
PËRPARËSITË E APLIKIMIT DERMIK
Shmang dukuritë e nën/mbidozimit: lëkura lejon përthithjen e sasisë së magnezit që ka nevojë trupi dhe bëhet e papërshkueshme ndaj tij kur mbulohet kërkesa, për rrjedhojë nuk ka kundërindikacione dhe rrezik mbidozimi.
Minimizon efektet e padëshiruara: konkretisht, marrja e magnezit, në varësi të reagimit individual, mund të shkaktojë diarre pak a shumë intensive (pozitive për ata që vuajnë nga kapsllëku). Në formën e lëkurës nuk ka kalim të mineralit në traktin tretës dhe, për rrjedhojë, nuk mund të ketë asnjë lloj shqetësimi.
Nuk interferon me asnjë substancë tjetër të gëlltitur, të tilla si fitoterapeutikë, pastrues dhe substanca të tjera.
I JEP ELASTICITET MUSKUJVE DHE ARTIKULACIONEVE
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në performancën e muskujve. Ndërsa kalciumi ndihmon në tkurrjen e muskujve, magnezi ndihmon në relaksimin e tyre. Mungesa e magnezit shkakton ngërçe, spazma dhe dhimbje muskulore dhe përkeqëson sindromën e zbutjes së këmbëve (RLS).
Vaji I Magnezit eliminon acidin laktik nga muskujt pas aktiviteteve sportive, lodhjes ose stresit dhe sjell lehtësim ndaj dhimbjeve dhe spazmave, duke ruajtur funksionin e duhur të muskujve dhe kyçeve. Ai rrit nivelet e energjisë, duke ndihmuar në trajtimin e simptomave të dhimbshme, shërimin më të shpejtë nga traumat dhe lëndimet dhe ofron lehtësim të menjëhershëm në fazën e rikuperimit sportiv. I shkëlqyeshëm për parandalimin dhe trajtimin e shpejtë të ngërçeve.
Lehtesim nga dhimbjet e kokës dhe migrena
Nëpërmjet veprimit të tij të fuqishëm relaksues të muskujve dhe veprimit të tij shtrëngues në sistemin nervor autonom, vaji i Magnezit lehtëson tensionin në zverk dhe qafë, ribalancon sferën nervore dhe rrit aftësinë për t’u përqendruar, duke kontribuar në lehtësimin në rast dhimbje koke ose migrenë.
Nje antistres natyral
I njohur si ‘minerali relaksues’, Magnezi është një produkt natyral prehës dhe qetësues që mund të përdoret në mënyrë parandaluese, por edhe si dhe një ilaç terapeutik në rastet e tensionit, shqetësimit, ankthit, nervozizmit, paqëndrueshmërisë së humorit dhe përhapjes të stresit.
I mrekullueshem për rivendosjen e ekuilibrit psiko-emocional, ofron efekte të shëndetshme relaksuese duke harmonizuar sistemin nervor dhe neurovegjetativ. Relakson muskujt,terminalet nervore dhe enët e gjakut, duke sjellë një ndjenjë qetësie dhe mirëqenieje të përgjithshme dhe duke përmirësuar cilësinë e gjumit.
Përmban 33 mg Magnez elementar për 1 ml solucion.
Përdorimi: Përdoret për terapinë transdermike. Sprucohet në pëllëmbën e dorës 3-4 spruco, dhe masazhohet vendi derisa lëkura të thahet. Kur lëkura është e ngopur, nuk përthith Magnez-lëkura ngelet e njome,dhe kjo është shenja qe nuk ka nevoje për sprucim tjetër. Zakonisht duke bërë këtë procedurë 3-4 herë arrihet ngopja e lëkurës me magnez.
Porosit tani
Vaj Magnezi
Çdo paketim përmban 100 ml vaj magnezi me udhëzimet për përdorimin.